23 Dhjetor 2024

Viktima e dytë nga “gripi i derrit” në Maqedoni

Shkup, 4 shkurt - Në Klinikën infektive në Shkup sot u regjistrua viktima e dytë që ka ndërruar jetë nga virusi i njohur si “gripi i derrit” apo H1N1.

Nga Klinika bëhet fjalë për pacientin e vdekur të lindur në vitin 1961, i cili ishte hospitalizuar në spital më 23 janar, në gjendje të rëndë, për shkak të ndezjes në mushkëri dhe megnitisin.

Nga analizat laboratorike ka rezultuar se tek pacienti ishte izoluar visuri i gripit A(H1N1).  Gjatë javës së kaluar janë regjistruar 126 raste të pacientëve që kanë ankuar me virusin e gripit sezonal, por që të gjithë janë hospitalizuar në Klinikën Infektive.

Gjatë muajit të kaluar  u regjistrua viktima e parë nga virusi i ashtuquajtur si “gripi i derrit” dhe bëhej fjalë për një qytetar nga Tetova.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)