22 Dhjetor 2024

Viktima e dytë nga AH1N1 në Kosovë

Prishtinë, 13 shkurt - Është regjistruar edhe viktima e dytë këtë vit në Kosovë nga gripi AH1N1.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu ka konfirmuar për mediat vdekjen e pacientit që ishte shtrirë në Klinikën Infektive.

Sipas tij se deri më tani në Kosovë janë të regjistruara 156 raste me gripin e derrit.

Një 16-vjeçar nga Podujeva ka ndërruar jetë si pasojë e këtij gripi. Ai ka vdekur të shtunën në orën 15:30.

Në janar të këtij viti një 46-vjeçare nga Prishtina vdiq në Klinikën Infektive nga ky grip.

Njoftohet se janë edhe tre pacientë gjendja e të cilëve është mjaft e rëndë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)