08 Janar 2025

Vihet gurthemeli i Klinikës së re Emergjente

Prishtinë, 15 korrik - Ministria e Shëndetësisë organizon sot ceremoninë e vënies së gurthemelit të Klinikës së re Emergjente, që do të ndërtohet në kompleksin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Në ceremoninë e vënies së këtij gurthemeli, do të jetë i pranishëm Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, zyrtarë të lartë të MSH-së e SHSKUK-së, profesionistë shëndetësore, qytetarë dhe autoritete të ndryshme publike.

Ndërtimi i Klinikës së re Emergjente është investim i Ministrisë së Shëndetësisë në vlerë prej rreth 8 milionë euro.

Ceremonia e vendosjes së guthemelit bëhet nga ora 11:30, në hapësirat midis Klinikës së Onkologjisë, Ortopedisë dhe Ambulancave të reja specialistike në ndërtim e sipër.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)