Vetëvendosje: Qendra shëndetësor e Drenasit jashtë funskionimit
Prishtinë, 4 prill - Lëvizja Vetëvendosje shprehet se papërgjegjësia e Qeverisë së Kosovës dhe e Komunës së Drenasit ndaj shëndetësisë ka bërë që ky sektor i rëndësishëm të mos ketë shërbime kualitative shëndetësore në këtë komunë.
Mangësitë dhe defektet në qendrat e mjekësisë familjare në një masë i ka privuar qytetarët tanë nga kujdesi parësor shëndetësor. Pamundësia e qytetarëve që të jenë përfitues të shërbimeve efektive shëndetësore, përbënë shkelje të ligjit aktual për shëndetësinë nga zyrtarët komunal.
\"Komuna e Drenasit në bazë të ligjit 2004/4 për shëndetësinë, është e obliguar që ti ofroj qytetarëve kujdesin shëndetësor në parandalimin, trajtimin, rehabilitimin e sëmundjeve dhe lëndimeve, si dhe edukimin shëndetësor. Qendrat e mjekësisë familjare në komunën tonë duke mos pasur aparaturën e domosdoshme mjekësore dhe duke u ballafaquar me mungesën e materialit shpenzues, nuk kanë se si ti përmbushin obligimet e tyre ligjore.
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare Dr. Hafir Shala në Drenas, po përballet me mungesën e kushteve elementare për punë. Në këtë qendër mjekësore në të shumtën e rasteve mungojnë barërat esenciale, gjilpërat, penjtë kirurgjik dhe gjëra të tjera.
Si pasojë e manipulimeve me tenderët nga zyrtarët komunal, shtatë laborantë në (QKMF) në mungesë të materialit shpenzues që katër muaj nuk kanë kryer asnjë shërbim për qytetarët që kanë nevojë ti bëjnë analizat mjekësore.
Për më tepër, menaxhmenti udhëheqës në QKMF, respektivisht drejtoresha Xhevahire Sejdiu, duke qënë e emëruar në baza politike e jo profesionale, nuk po është në gjendje të krijojë rend dhe diciplinë në këtë institucion mjekësor\"- thote VV.
Sipas VV-se, disa qendra të mjekësisë familjare nëpër fshatra ose funksionojnë më shumë vështirësi, ose janë tërësisht jofunksionale. Moskujdesi i komunës Drenas për të siguruar mirëfunksionimin e qendrave mjekësore, po u kushton shumë shtrenjtë qytetarëve duke i dezruar qytetarët që për nevojat e tyre mjekësore të shkojnë në klinikat private, të cilat janë të papërballueshme për standardin e jetës që e kanë.
\"Komuna e Drenasit me paaftësinë menaxheriale dhe me keqpërdorimet procedurale, po i dëmton gjithnjë e më shumë qytetarët në kuptimin social dhe po i privon nga kujdesi themelor shëndetësor. Qytetarët e Drenasit duhet ta ndëshkojnë këtë keqqeverisje me reagimet demokratike, si dhe me votën e tyre në procesin e ardhshëm elektoral\"- thotë më tej VV.