23 Dhjetor 2024

Vetëvendosje! përkrah kërkesat e grevistëve në QKUK

Prishtinë, 25 qershor - Shefi i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje! Visar Ymeri, bashkë me drejtuesin e Sekretariatit për Marrëdhënie me Jashtë, Xhelal Sveçlën, u takuan me përfaqësuesit e Sindikatës së punëtorëve të higjienës të QKUK-së.

Në këtë takim u diskutua për kërkesat që i kanë parashtruar punëtorët e higjienës, drejtorit të QKUK-së, pasojë e mospërmbushjes të të cilave, këta punëtorë janë në grevë qe disa ditë.

Ata po kërkojnë përmirësim të kushteve të punës, dhe respektimin e të drejtave të punëtorëve. Ata po kërkojnë rritje të pagave, në përputhje me punët që kryejnë, si gjatë ditëve të javës, ashtu edhe për punët gjatë festave e vikendeve.

Ata po vazhdojnë të kërkojnë pagesën e shujtës prej 44 eurove, gjë që e kanë kërkuar edhe vitin e kaluar.

Përfaqsuesit e Lëvizjes Vetëvendosje! treguan mirëkuptim për gjendjen në të cilën gjenden punëtorët higjienik të QKUK-së, duke i vlerësuar kërkesat si të drejta dhe të arsyeshme.

Andaj Lëvizja Vetëvendosje! përkrah pa rezervë grevën e punëtorëve higjienik të QKUK-së, deri në plotësim të plotë dhe pa kusht të kërkesave të tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)