28 Dhjetor 2024

Veseli vizitoi të lënduarit gjatë protestës së djeshme

Prishtinë, 28 janar - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli,  ishte sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për të vizituar të  lënduarit gjatë protestës së djeshme.

Fillimisht kreu i Kuvendit, zhvilloi një takim me Drejtorin ekzekutiv të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Curr Gjocaj dhe përfaqësues të kësaj klinike.  

Me këtë rast, Veseli duke falënderuar stafin e QKUK-së për profesionalizmin e treguar gjatë ditës së djeshme, kërkoi sqarime nga përfaqësues të QKUK-së, për gjendjen e pacientëve të shtrirë në këtë klinikë.

Ata theksuan se gjendja e tyre është stabile dhe se nga 170 pacientë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, tashmë tre persona janë të shtrirë në klinikë.

Tutje, kreu i Kuvendit, vizitoi edhe të lënduarit, të cilëve iu uroi shërim sa më të shpejtë, duke theksuar faktin se nuk duhet të shqetësohen për të ardhmen e Trepçës, ngase, shtoi, Veseli, nuk do të ketë vendime në Kuvend pa vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

Pas kësaj vizite, kryekuvendari Veseli, mbajti edhe një konferencë për medie.

Me këtë rast, ai tha  se bashkërisht, si qytetarë të Republikës së Kosovës, duhet të kemi më shumë besim në institucionet tona dhe miqtë tanë ndërkombëtar.

“Është e drejtë legjitime për të dalë në protesta, por dhuna nuk është diçka që na qon përpara, përkundrazi, na kthen mbrapa”, u shpreh Veseli.

Ai garantoi se asnjëherë Kuvendi nuk do të marrë vendime që bien ndesh me ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës,  e as për Trepçën.

“As deputetët nuk do të lejojnë që të tradhtohet besimi i qytetarëve. Do të vazhdojmë komunikimin edhe me miqtë tanë ndërkombëtar që ta zhvillojmë shtetin e Kosovës dhe ekonominë  e vendit, duke përshirë edhe Trepçën.

\"Askush nga ne,  nuk kemi të drejtë të mbjellim frikë. Nuk është e moralshme që para qytetarëve të mbjellim frikë të paqenë të një invazioni të Sërbisë, që nuk ekziston, e nuk do të lejojmë edhe në kuptimin ekonomik”, tha kryekuvendari Veseli, i cili me tej u përgjigj në pyetjet e gazetarëve për çështje të ndryshme.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)