23 Dhjetor 2024

Vera e kuqe ndikon tek jetëgjatësia

New York, 3 qershor - Studiuesit kanë konfirmuar se një element përbërës që gjendet tek vera e kuqe, lufton pasojat e dëmshme të plakjes dhe mund të ndikojë tek zgjatja e jetës, duke pakësuar sëmundjet që shoqërojnë plakjen.

Ata thonë se ky studim dhe zbulime të tjera të kësaj fushe mund të çojnë në vitet e ardhshme, në zbulimin e një ilaçi kundër plakjes.

Resveratroli, një molekulë e vogël që gjendet tek vera e kuqe ka treguar se tek ekperimentet e kryera me mizat dhe krimbat, ka rritur ndjeshëm jetën e tyre, duke kufizuar sëmundjet, përfshirë kancerin dhe sëmundjen e zemrës.

Studjuesit thonë se resveratroli ndikon pozitivisht tek speciet e ndryshme, duke shtuar aktivitetin e mitochondrias, që luajnë rolin e fabrikave të energjisë tek qelizat e njeriut.

Tani shkencëtarët për herë të pare kanë krijuar një model për minjtë, që mund të ëojë në të ardhmen në prodhimin e një ilaçi kundër plakjes.

David Sinclair është professor i gjenetikës në Universitetin Harvard dhe autor i studimit më të fundit, që tregon për ndikimet pozitive të resveratrolit tek shëndeti i minjve.

“Puna në laboratoret tona dhe tani e disa kompanive synon gjetjen dhe zhvillimin e ilaçeve që mund të përdorin mbrojtësit natyralë të trupit kundër sëmundjes dhe shpresojmë që një ditë do të kemi ilaçe që mund të vonojnë avancimin e shumë sëmundjeve dhe ndoshta edhe të ngadalësojnë plakjen.”

Substanca Resveratrol ndikon në shtimin e energjisë tek qelizat, duke aktivizuar një numër gjenesh të njohura si sirtuina. Ajo ndikon sidomos tek një gjen i quajtur SIRT1.

Studentët në laboratorin Sinclair e çaktivizuan gjenin SIRT 1 tek minjtë, duke i dhënë atyre Tamoxifen, një ilaç që zakonisht përdoret për trajtimin e kancerit të gjirit.

Kur minjve i dhanë doza  resveratroli pasi SIRT1 ishte çaktivizuar, studjuesit zbuluan se përbërja nuk e përmirësoi funksionin e tyre mitokondrial, por vetëm shtoi energjinë tek ta. Studjuesi Sinclair thotë se ky zbulim konfirmon edhe një herë rolin e gjenit SIRT1 tek plakja e shëndetshme.

“Synimi ynë është që kur pacientët shkojnë tek mjeku dhe kanë diabet, apo sëmundjen e Alzajmerit në faza fillestare, mjekët t’i japin këtë ilaç. Si efekt anësor i këtyre ilaçeve është se ato të mbrojnë nga kanceri, mga sëmundjet e zemrës por të shtojnë energjinë. Këtë lloj ilaëi po përpiqemi ne të krijojmë. Dhe studimi i ri tregon se kemi hyrë në atë rrugë.”

Studjuesi Sinclair thotë se tani po fillojnë provat e resveratrolit tek njerëzit dhe ai parashikon se ilaçi i parë kundër plakjes mund të dalë brenda 5 vjetësh.  Artikulli i gjentistit të Universitetit Harvard dhe kolegëve të tij është botuar në revistën mjekësore Metabolizmi i Qelizës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)