26 Dhjetor 2024

Vendosen kamera vëzhguese në objektin e QKMF-së

Kaçanik, 22 korrik - Objekti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Kaçanik bashkë edhe me oborrin e saj është futur nën monitorimin e kamerave vëzhguese, të cilat do t’i përcjellin të gjitha lëvizjet në këto hapësira.

Janë vendosur 8 kamera monitoruese me pajisje përcjellëse për monitorimin e lëvizjeve në hapësirat e brendshme dhe të jashtme të objektit të QKMF-së, të cilat janë në funksion 24 orë pandërprerë, ka pohuar z. Ekrem Dullovi, drejtor i QKMF-së. Ai tha se vendosja e kamerave ka ndikuar pozitivisht si në rritjen e disiplinës, sjelljet e pacientëve dhe stafit mjekësor dhe sigurinë e përgjithshme.

Sipas tij, ky projekt është financuar nga mjetet e buxhetit komunal, ndërsa ka kushtuar 1,798 euro. Ndërkaq, z. Besnik Salihu, drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka thënë se vendosja e kamerave vëzhguese ndikon edhe në rritjen e efikasitetit dhe cilësisë në punë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)