23 Dhjetor 2024

Vdes pacientja e prekur nga gripi i derrit

Prishtinë, 10 janar - Sot në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka vdekur pacienjta 37 vjeçarje e prekur nga virusi H1N1 e që ndryshe njihet edhe si gripi i derrit.

Kjo është konfrimuar edhe nga zëdhënesi i QKUK-së Shpend Fazliu i cili ka thënë se pacijenjta ka ndrruar jetë rreth ores 3 të mesdites se sotme.
 
Edhe Qendra Kombëtare e Gripit në kuadër të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike e Kosovës para pak dite e ka konfirmuar rastin e prekur nga ky virus. 
 
“Është ripërsëritur analiza në laboratorin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe fatkeqësisht ka rezultuar pozitive në virusin H1 N1”, ka theksuar ai.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani dje ka bërë të ditur se në laboratorët e IKSHP-së, është konfirmuar rasti i parë i gripit AH1N1e që tashmë është një virus i zakonshëm dhe virus sezonal, te një paciente e hospitalizuar në mjekimin intensiv në QKUK. Rasti i sotëm në anketën e detajuar nuk ka ndonjë lidhshmëri epidemiologjike që pacienti ka udhëtuar jashtë vendit dhe ka sjellë virusin”.

Pacientja fillimisht është trajtuar në Klinikën e Mushkërive me simptoma të gripit të rëndomtë.

Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore ajo u transferua në Kujdesin Intensiv Qendror ku i janë bërë analizat e detajuara, rezultatet e të cilave tri herë radhazi treguan se pacientja ishte prekur nga virusi H1 N1.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)