Vdes pacienti i tretë nga virusi A H1N1
Prishtinë, 21 shkurt - Në Klinikën Infektive të QKUK në Prishtinë, ka ndërruar jetë Enver Mazreku 40 vjeçar, profesor i kimisë, drejtor i shkollës fillore në fshatin Opterushë dhe anëtar i Kryesisë së Degës në LDK në Rahovec..
I ndjeri ishte prekur nga virusi AH1N1, ku për dy javë qëndroi i shtrirë në QKUK dhe megjithë përpjekjet e mjekëve të Klinikës Infektive, ai vdiç të dielën rreth mesnatës.
I ndjeri Mazreku la pas vetes bashkëshorten dhe tre fëmijë. Ndryshe, ai ishte viktima e tretë e këtij gripi gjatë këtij viti.