Vazhdon vaksinimi mobil në komuna për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian
Prishtinë, 2 shtator - Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka bërë të ditur se ka vazhduar vaksinimin mobil në komunat e Republikës së Kosovës për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.
Lehtësimi dhe qasja e qytetarëve për tu vaksinuar sipas MSH-së është esenciale dhe e pashmangshme.
''Në këtë mënyrë ekipet mobile deri tani kanë vaksinuar qytetarë në Prizren, Fushë Kosovë dhe Gjakovë duke arritur kështu numrin e të vaksinuarëve në terren afër 900 qytetarë'', thekson MSH.
Vaksinimi do të vazhdoj në komunën e Pejës, Mitrovicës, Gjakovës dhe në zonat rurale me me një orar të kombinuar nga punonjësit e kujdesit shëndetësor.
''Njëkohësisht, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të caktojnë terminin e tyre dhe të vaksinohen sepse është e drejtë elementare e secilit qytetarë të Republikës së Kosovës, dhe vetëm përmes vaksinimit do të mbrohemi nga variantet e reja të COVID-19'', thotë në fund MSH.