Vazhdojnë sukseset në ndërhyrjet kirurgjike të patologjive cerebrovaskulare
Prishtinë, 10 tetor - Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur së në Klinikën e Neurokirurgjisë të QKUK-se po vazhdojnë sukseset në ndërhyrjet kirurgjike të patologjive cerebrovaskulare,si intervenimet më të sofistikuara, me përvojë mbi 30 vjeçare me këto patologji.
Javën e kaluar është realizuar me sukses operimi i një pacienti A.K. 45 vjeç, me Aneurizmë të Arteries Cerebri Anterior djathtas (ACA A2/A3 lat. dex), nga pëlcitja e së cilës është shkaktuar gjakderdhje subaraknoidale dhe intrahemisferike në regjionin ballor të trurit.
Këtij pacienti për realizimin e këtij intervenimi kirurgjik në disa spitale të shteteve regjionale (Tiranë) i kanë kërkuar shumën prej 30.000 euro e që varirorjnë deri në 50.000 euro(Turqi.
Operacioni është kryer nga Neurokirurgët Prof. Dr. Arsim Morina dhe Ass.Dr.Sc. Agon Mekaj, në operacion kanë marr pjesë anesteziologjia, Prof Ass.Dr. Qamile Morina, ekipi i instrumentareve dhe teknikëve të anestezionit.
Diagnostifikimi është bërë me bashkëpunim të vazhdueshëm profesional nga radiologu Dr.B.ujar Gjikolli.
Gjendja shëndetësore post operative e pacientit është shumë e mirë, pa deficite neurologjike dhe është liruar në shtëpi.