02 Maj 2024

Vazhdojnë përpjekjet për përmirësimin e shëndetësisë në Mitrovicë

Mitrovicë, 4 dhjetor - Kryetari i komunës, agim Bahtiri, është shumë i angazhuar dhe përkushtuar për të përmirësuar gjendjen në shëndetësinë e komunës, për ç’arsye edhe ka mbajtur kohëve të fundit një sërë takimesh me drejtuesit e shëndetësisë në komunë, ata të spitalit rajonal dhe me përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë.

Falë këtij angazhimi dhe bashkëpunimi të mirë të të gjithë faktorëve e sidomos me Ministrinë e Shëndetësisë, sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie, Gani Shabani, me bashkëpunëtorë, në prani të kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, drejtorit të Drejtorisë së Shëndetësisë, Muhedin Osmani, drejtorit të QKMF-së, Fevzi Sylejmani dhe zëvendësdrejtorit të spitalit rajonal, Zahir Musa, ia dorëzoi Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), dy karrige stomatologjike.

Sekretari Shabani tha me këtë rast se ai dhe Ministria e Shëndetësisë e kuptojnë gjendjen e rëndë në ët cilën ndodhet shëndetësia në Mitrovicë, andaj edhe po mundohen që të realizojnë kërkesat e kryetarit Bahtiri dhe punëtorëve shëndetësorë të Mitrovicës.

Kryetari Bahtiri falënderoi sekretarin Shabani për donacionin e dhuruar, duke thënë se këto karrige do të përmirësojnë gjendjen në shërbimin  e stomatologjisë.

“Unë rregullisht kam takime me z. Shabani, por edhe me Ministrin e  Shëndetësisë, në të cilat i njoftoj për gjendjen e rëndë në shëndetësinë e Mitrovicës dhe kërkoj nga këta që të na mbështesin materialisht që të tejkalojmë këtë gjendje. Mund të them, se aq sa lejojnë mundësitë, kam gjetur përkrahjen nga Ministria dhe kam premtime se do të na mbështesin edhe më fuqishëm në të ardhmen.

Dr Afërdita Vatovci, udhëheqëse e shërbimit të stomatologjisë, tha se karriget janë shumë të mirëseardhur, pasi që i kemi pas në shërbim  karriget të vjetra, që na janë dhuruar menjëherë pas lufte dhe na kushtonte shumë mirëmbajtja e tyre, ndërkohë që kualiteti i punës në to nuk mund të ishte çfarë do ët duhej.

Ajo tha se një karrige stomatologjike do të mbetet në QKMF, ndërsa tjetra do të shkoj në ambulancën e Gushafcit, për fshatrat shqiptare të luginës së Ibrit.

Në vazhdim kryetari Bahtiri, me të gjithë përfaqësuesit e lartpërmendur shëndetësorë, bisedoi edhe për problemin e mungesës së mjekëve, e sidomos të specialistëve, duke bërë ët ditur se janë 20 mjekë ët cilat kërkojnë punë e nuk po mund të punësohen, për shkak të mungesë së mjeteve buxhetore.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)