22 Dhjetor 2024

Vazhdojnë operacionet e fëmijëve nga ekipi mjekësor nga Australia

Prishtinë, 14 prill - Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),  me sukses të plotë po vazhdojnë operacionet e fëmijëve  të cilat po realizohen nga ekipi i mjekëve nga  Australia, të asistuar nga mjekët e QKUK-së. 

Ekipi mjekësor nga Australia, i udhëhequr nga prof. Paady Dewan dhe Prof. Nexhmi Hyseni, Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve, ditën e martë kanë kryer 3 operacione të ndërlikuara, përderisa ditën e djeshme janë kryer 2 sosh,  kurse sot pritet të përfundohen edhe 4 operacione të tjera.

Ekipet e përbashkëta mjekësore punën e tyre e kanë filluar në ora 7:30, përderisa ditën e djeshme operacionet  kanë zgjatur deri në orën 22:00.

 Shumica e intervenimeve  të kryera gjatë dy ditëve të kaluara, më herët nuk janë kryer nga ana e Klinikës së  Kirurgjisë së Fëmijëve. Gjendja shëndetësore  e fëmijëve të operuar është e mirë, kurse ata po vazhdojnë të mbahen në Klinikën e Kirurgjisë së  Fëmijëve, për t?u mbikëqyrur nga ana e  mjekëve. 

Përzgjedhja e fëmijëve për operacion është bërë  në bazë  të rasteve që janë paraqitur për mjekim në gjashtëmujorin e fundit në këtë klinikë,  ndërsa ata vijnë nga rajone të ndryshme të Kosovës.  Mosha e fëmijëve të operuar është nga 4 deri në 12 vjeçare.

Fëmijët e operuar  kanë pasur probleme uro-gjenitale dhe anomali të tjera, një operacion mesatarisht ka zgjatur 7 orë. 

Në përbërje të ekipit australian,  është edhe 1 radiolog dhe 1 anesteziolog. Ekipi mjekësor me vete ka sjellë  një sasi të material shpenzues dhe qese urinare.

Ndërhyrjet e mjekëve  nga Australia janë kryer me leje të Ministrisë së Shëndetësisë dhe në marrëveshje me Qendrën Klinike Universitare.

Ardhjen e mjekëve australianë dhe shpenzimet e nevojshme, i ka mbuluar Komuniteti Shqiptarë i Australisë. 

Ardhja e mjekëve nga Australia është  realizuar në kuadër të ciklit të gjashtë të bashkëpunimit ndërkombëtar që ka organizuar Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ditën e nesërme, me fillim në ora 9:30, në Qendrën e Telemjekësisë  së Kosovës, do të mbahet Simpoziumi Shkencor, ku pjesëmarrës do të jenë  ligjërues të njohur ndërkombëtarë dhe profesorë eminentë nga Universiteti i Melburnit në Australi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)