Vazhdohet vlefshmëria e licencave të profesionistëve shëndetësor
Prishtinë, 27 janar - Me një vendim të Zëvendësministrit të Shëndetësisë, të gjithë punonjësve shëndetësor që ju ka skaduar afati i vlefshmërisë së licencave, ju zgjatet validiteti deri më 31 dhjetor te ketij viti.
Me qëllim të informimit të drejtë të profesionistëve shëndetësor, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, njofton se këtyre ditëve, Zëvendësministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovësë, Nemanja Vujoviq, në pajtim me nenin 97 paragrafi (2) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 1.3, nënparagrafi (c) dhe (d) të Rregullores Nr. 2001/19, duke marrë parasysh obligueshmërinë që profesionistët shëndetësor të jenë të licencuar, ka nënshkruar vendimin që të gjithë punonjësve shëndetësor që ju ka skaduar afati i vlefshmërisë së licencave, të ju zgjatet validiteti deri më 31 te ketij viti.
Bordi për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional i MSH-së duhet të marr të gjitha masat dhe aktivitetet për krijimin e saktë të bazës së të dhënave për pikët kredituese të punëtorëve shëndetësor të licencuar, si dhe të ndërmarr të gjitha masat e nevojshme që ky proces të mbyllet me sukses, deri me datën 31. 12. 2011.