Varianti i ri i koronavirusit ka mbërritur edhe në Francë
Prishtinë, 26 dhjetor - Varianti i ri i koronavirusit, identifikuar fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar ka mbërritur edhe në Francë.
Franca ka zbuluar rastin e parë të konfirmuar në vend, konfirmuan zyrtarët shëndetësorë.
Personi i infektuar, një qytetar francez që jeton në Angli, udhëtoi nga Londra për në qytetin francez Tours fundjavën e kaluar dhe u shtrua në spital të hënën, tha Ministria Franceze e Shëndetësisë në një deklaratë për mediat.
“Autoritetet shëndetësore kanë kryer gjurmimin e kontakteve të profesionistëve shëndetësorë që u kujdesën për pacientin dhe kanë kërkuar kontaktet e tij, në mënyrë që ata të karantinohen”.