22 Dhjetor 2024

Varianti britanik deri në 100 përqind më vdekjeprurës

Londër, 11 mars - Një vit nga momenti kur Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli pandeminë nga koronavirusi, një studim i ri arrin në përfundimin se varianti britanik i COVID-19-s, është më vdekjeprurës se ato të mëparshme të virusit.

Studimi i botuar të mërkurën në “British Medical Journal” vë në dukje se personat e infektuar me variantin britanik kishin ndërmjet 30% deri 100% më shumë të ngjarë të vdisnin sesa ata të infektuar me variante të tjera, me një normë mesatare rreth 64%.

Që pas zbulimit për herë të parë shtatorin e kaluar në juglindje të Britanisë, ky varianti është përhapur në më shumë se 100 vende.

Studime të mëparshme tregojnë se varianti britanik është shumë më ngjitës sesa varianti i parë i virusit.

Ndërsa shumë vende po përpiqen të vaksinojnë popullatën e tyre, Presidenti amerikan Joe Biden premtoi t’u japë shteteve të tjera të botës çdo tepricë të vaksinës me një dozë të prodhuara nga kompania Johnson & Johnson. Biden e bëri premtimin teksa njoftoi se SHBA-ja do të blinte 100 milionë doza të tjera të kësaj vaksine.

Muajin e kaluar, presidenti amerikan premtoi 4 miliardë dollarë për programin global të shpërndarjes së vaksinave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, i cili siguron vaksina me ndihmën e vendeve të pasura dhe i shpërndan ato në mënyrë të barabartë në të gjitha vendet e tjera të botës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)