23 Dhjetor 2024

Vaksinimi i fëmijëve, pikë e ndritur e shëndetësisë kosovare

Prishtinë, 24 prill - Organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike,  Zyra e UNICEF-it dhe ajo e OBSH-së në Kosovë, sot në Ministrinë e Shëndetësisë u mbajt takimi për shënimin e Javës Botërore të Imunizimit, me moton “Mbroni botën tuaj – Vaksinohuni”.

Në këtë takim u tha se imunizimi është një nga intervenimet më efektive të shëndetit publik dhe ka potencial për të reduktuar vdekshmërinë e fëmijëve, ndërkohë që programi i zgjeruar i imunizimit në Kosovë, u vlerësua si një nga pikat më të ndritshme të sistemit shëndetësor.

Prof. Dr. Ferid Agani, Ministër i Shëndetësisë, tha se vaksinimi i rregullt i fëmijëve paraqet njërën prej pikave të më të ndritshme të shëndetësisë kosovare, marrë parasysh shkallën e lartë të përfshirjes së fëmijëve kosovarë në programin e zgjeruar të imunizimit.

Duke shprehur përkushtimin e plotë të MSh-së që në partneritet me IKSHP-në, roli i së cilës është fuqizuar me organogramin e ri të MSh-së, UNICEF-in e OBSH-në, të forcohen edhe më tej programet e imunizimit, Ministri Agani tha se MSh do të shikoj mundësitë që në programet preventive të përfshihet edhe vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës dhe vaksina të reja të cilat po zbulohen në botë kundër sëmundjeve të ndryshme.

Znj. Lejla Omar Gad, shefe e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, tha se imunizimi është një ndër intervenimet më të suksesshme dhe me kosto-efektive të shëndetit publik dhe ka potencialin të reduktojë ndjeshëm vdekshmërinë e fëmijëve.

“Çdo vit, imunizimi shmang një rreth 2-3 vdekje nga sëmundje kërcënuese për jetën (difteria, tetanozi, kolla e mirë - kollës dhe fruthi), që prekin fëmijët në mënyrë disproporcionale. Në vitin 2011, 123 vende kanë vaksinuar mbi 90% e foshnjave kundër fruthit. Ndërmjet viteve 2000 dhe 2011, vaksinimi ka rezultuar me rënie për 71% të vdekjeve nga fruthi në mbarë botën”, tha ajo.

Imunizimi ka edhe kuptim ekonomik. Studimet e fundit tregojnë se rritja e vaksinave ekzistuese në 72 vendet më të varfra të botës mund të shpëtojë 6,4 milion jetëra dhe shmangur 6.2 Miliard USD në kostot e trajtimit dhe $ 145 miliard USD në humbje të produktivitetit midis 2011 dhe 2020.

Prof. Dr. Naser Ramadani, drejtor i IKSHP-së, tha se ky institut do të marr rol të rëndësishëm në implementimin e reformës shëndetësore, përderisa theksoi se falë punës së mirë të institutit dhe punëtorëve të tij si në qendër ashtu edhe në zonat rurale, shkalla e imunizimit të fëmijëve arrin në mbi 95 për qind dhe është bërë eliminimi edhe i sëmundjeve ngjitëse si polio, difteria, tetanosi i të porsalindurve, etj.

Dr. Skënder Syla, shef i Zyrës së OBSH-së në Kosova tha se falë vaksinimit të suksesshëm në Kosovë është arritur që të parandalohen shumë sëmundje vaksinë preventabile dhe kjo organizatë do të mbështes institucionet shëndetësore në realizimin e objektivave në fushën e shëndetit publik, si rezultat i së cilës përkrahje është edhe akredimitimi i laboratorëve të IKSHP-së në nivel ndërkombëtar sipas standardeve të OBSH-së.

Doajeni i shëndetësisë publike në Kosovë, Prof. Dr. Isuf Dedushaj tha se vaksinimi i rregullt është pikë shumë e ndritshme e shëndetësisë kosovare, duke eliminuar shumë sëmundje ngjitëse dhe duke bërë mrekulli në këtë fushë, falë një bashkëpunimi të shkëlqyeshëm edhe me MSh-në, OBSH-në dhe UNICEF-in.

Në këtë takim u bë edhe prezantimi i një platforme lidhur me shkallën e vaksinimit nëpër komuna të Kosovës.

Java Botërore e Imunizimit zgjat deri më 30 prill, ndërsa, duke respektuar të drejtën se secili fëmijë meriton fillimin e shëndoshë të jetës, me rastin e kësaj jave, qëllimi është që të përkrahet dhe ngrihet vetëdija për rëndësinë e vaksinimit të gjithë fëmijëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)