Vaksina eksperimentale për ebolën rrit imunitetin të 20 vullnetarët
Gjenevë, 28 nëntor - Studiuesit thonë se një vaksinë eksperimentale për ebolën nuk ka shkaktuar efekte të rënda anësore dhe ka rritur imunitetin në të 20 vullnetarët që e kanë marrë atë në formë eksperimentale.
Revista Mjekësore New England, njofton se shkencëtarët do të vazhdojnë të monitorojnë vullnetarët për një periudhë tjetër 48 javëshe në këtë studim që filloi më 2 shtator.
Qëllimi i eksperimentit është të përcaktohet shkalla e sigurisë së vaksinës, të prodhuar nga firma britanike GlaxoSmithKline.
Lajmi vjen një ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se shpërthimi i Ebolës në Afrikën Perëndimore ka shkaktuar vdekjen e rreth 5,700 njerëzve nga 16,000 raste të regjistruara.