23 Dhjetor 2024

Vaksina e Pfizer krijon 94% mbrojtje ndaj koronavirusit

Washington, 15 shkurt - Një studim më i gjerë rreth vaksinës së Pfizer kundër koronavirusit, ka dalë në përfundimin se dy dozat e kësaj vaksinë, krijojnë një mbrojtje prej 94%.

Në studim morën pjesë më shumë se gjysmë milioni njerëz, ndërsa u zbulua po ashtu se pacientët kishin 92% më pak gjasa të zhvillonin një formë të rënduar të sëmundjes.

Studimi sugjeron se vaksina e Pfizer, funksionon pothuajse po aq mirë në botën reale, sa edhe në provat klinike.

Këto rezultate pritet të ndikojnë në lehtësimin e masave shtrënguese në Britaninë e Madhe, ku ministrat janë duke pritur për prova konkrete që vaksina funksionon, para se të heqin masat shtrënguese.

Sipas studiuesve, vaksina e Pfizer ishte më shumë efektive dy javë, apo më shumë, pas injektimit të dozës së dytë dhe funksionon për të gjitha grupmoshat.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)