Vaksina e gripit kundër goditjeve në zemër
Washington, 25 tetor - Sezoni i gripit sapo ka filluar në hemisferën veriore dhe mjekët po rekomandojnë që të gjithë mbi 6 muaj e lart të marrin vaksinën kundër gripit.
Sipas ekspertëve, gripi është shkaktari kryesor i shumë vdekjeve. Kjo është pjesërisht sepse ata që preken duket se kanë më shumë shanse për goditje në zemër, probleme me zemrën apo goditje në tru.
Disa studiues mendojnë që ndërkohë që trupi i njeriut i lufton sëmundjet, kolesterina dhe infeksionet në arterie, zemër dhe tru mund të bëhen të paqendrueshme dhe formojnë mpikse gjaku apo bllokime.
Pacientët e zemrës rrezikohen shumë nëse u bie gripi ndaj Loreen Naylor merr çdo vit vaksinën kundër gripit.
Është e rendësishme. Kështu menaxhon shëndetin dhe sigurohesh që nuk prekesh nga gripi.
Kërkime të më parëshme tregonin se vaksinimi mund të mbrojë pacientët e shëndetëshëm nga goditjen në zemër dhe tru. Doktori Jacob Udell me qendrën mjekësore universitare për gratë në Toronto analizoi studimet për 7 mijë pacientë.
Ka një reduktim prej 33 përqind për goditje në zemër dhe tru dhe probelmeve të tjera kardiovaskulare tek ata që morën vaksinën kundër gripit, krahasuar me ata që gjoja u vaksinuan.
Për ata që kanë pësuar kohët e fundit goditje në zemër, marrja e vaksinës e ul me 50 përqind rrezikun e goditjes tjetër. Doktor Udell thotë se marrja e vaksinës është e rendësishme.
U bëj thirrje të gjithëve që janë skeptikë që të vaksinohen sepse ka edhe përfitime të tjera nga pikpamjet kardiake.
Zoti Udell ka në plan të vazhdojë më tej studimin duke u vaksinuar disa pjestarë të studimit dhe disa të tjerë jo. Ai do të shohë nëse do të ketë të njëjtin rezultat. Ai po ashtu shpreson të gjejë se sa mbrojtje mund të ofrojë një vaksinë gripi kundër goditjeve në zemër dhe tru. Studimi është publikuar në Revistën e Shoqatës Mjekësore Amerikane, JAMA.