Ushtria amerikane po teston një pilulë të re anti-plakjeje
Washington, 9 korrik - Ushtria amerikane po teston një pilulë të re anti-plakjeje që mund të reduktojë shpejtimin e plakjes tek njeriu.
E prodhuar nga Komando e Operimeve Speciale (SOCOM), pilula është pjesë e qëllimt të Pentagonit për të përmirësuar performancën njerëzore, raporton Breaking Defense.
Medikamenti mund të ndihmojnë në prodhimin e një niveli të lartë të një elementi që mendohet se redukton inflamacionin dhe rinon qelizat. SOCOM pritet të nisë testet klinike vitin që vjen.
Nëse rezultatet janë të suksesshme, pilula mund të ketë potencialin që me të vërtetë të shtyjë plakjen, e madje edhe të parandalojë lëndimet, gjë që do të sillte një ndryshim të madh, thotë Lisa Sanders, drejtoresha e departamentit të Shkencës dhe Teknologjisë për Forcat Speciale.
Për të prodhuar pilulën, SOCOM po bashkëpunon me laboratorin privat Metro International Bichem.