Ushtria amerikane dhuron 8 milionë euro për QKUK-në
Prishtinë, 10 qershor - Ushtria Amerikane investon në QKUK, donacion në vlerë prej 8 milionë euro. Fillimisht do të bëhen renovime në Kliniken Infektive dhe atë të kirurgjisë dhe neurokirurgjisë, thekson drejtori i Klinikes Infektive, Shemsedin Dreshaj. Ndërsa, ka të atillë që janë skeptik në kualitetin e punimeve.
Donacioni nga segmenti i ushtrisë se amerikane në vlerë prej 8 milionë euro, do të përmirësoj kushtet e punës në disa klinika të QKUK-së, tha drejtori i Klinikës Infektive Shemsedin Dreshaj. Ai informon rreth punimeve që kanë filluar në këtë Klinikë.
Për kliniken infektive që do të bëhet renovimi i saj dhe njëkohësisht që të rinovohet kati i katërt i repartit të kirurgjisë ku bënë pjesë kirurgjia vaskulare dhe neurokirurgjia. Është një projekt i cili nënkupton një kontiunitet 4 vjeçar ku për vit segmenti i sigurisë gjegjësisht segmenti i ushtrisë amerikane investon në QKUK nga 2 milionë euro për katër vite radhazi, tha Dreshaj.
Ndërsa, drejtori i repartit të neurokirurgjisë Arsim Morina është skeptik në kualitetin e punimeve të cilat do të kryen në këtë repart:
Jemi dëshmitar që nga lufta janë bërë shumë rindërtime si të nyejve sanitare si të dyerve,dritareve, por nuk është bërë diçka me themel edhe mos të jetë ajo sa për kozmetikë dhe mendimi ime është që atëherë do të përfiton shumë edhe neurokirurgjia, thotë Morina.
Dr. Dreshaj, i cili është më meritori për këtë donacion, ka përgjigje për neurokirurgun Morina.
Nëse ka diku siguri, ka në ushtrinë amerikane edhe unë mendoj se ky projekt do të ishte dashtë të rezultojë ndoshta njëri prej projekteve më të suksesshme që kemi pasur në QKUK, theksoi Dreshaj.
Punimet që kanë filluar këto ditë në renovimin e tërësishëm të katit të parë të Klinikës infektive është e paraparë të përfundojnë në dhjetor.