Ushtarët e FSK-së dhuruan 100 doza gjak


FSK-ja ka një traditë të organizimit të aksioneve humanitare për dhurimin e gjakut, që nga TMK-ja dhe tani FSK-ja. Ky aksion ka filluar sot dhe do të vazhdojë të mbahet në të gjitha njësitë e FSK-së, deri më 30 janar.
Në ditën e parë, në Ministrinë për FSK-në dhe në Komandën e Forcave Tokësore dhuruan gjak 100 pjesëtarë të FSK-së.
Menaxherja për marketing e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës, Albana Gashi tha se FSK-ja është shembulli më i mirë në nivel vendi, për dhurimin vullnetar të gjakut.
Aksionit të sotëm iu përgjigjen një numër i madh i pjesëtarëve të saj. Sa herë kemi nevojë për gjak, çdo herë në ndihmë na del FSK-ja, shtoi në fund, Albana Gashi.
Aksioni humanitar për dhurimin e gjakut do të vazhdojë nesër, në Kazermën Ushtarët e NATO-s në Istog, ndërsa, më 28 janar vazhdon në Mitrovicë dhe më 29 dhe 30 janar, në Gjilan dhe Ferizaj, ku pritet të për