Ushqimet që i bëjnë mirë trurit në mëngjes
Milano, 17 prill - Një mëngjes i bollshëm është i rëndësishëm për shëndetin dhe na bën të përballemi më mirë me pjesën tjetër të ditës. Për të na mbajtur energjikë deri në drekë, ai duhet të jetë edhe i shijshëm dhe i pasur me vlera ushqyese.
Sipas një studimi të fundit, të bërë në Itali, mëngjesi duhet të fillojë patjetër me një fetë bukë të lyer me diçka, e cila mund të jetë gjalpë ose reçel, e kombinuar me një filxhan qumësht dhe fruta, një formulë kjo e cila mund të favorizojë ruajtjen e vëmendjes gjatë orëve të ditës.
Një endokrinolog në Universitetin e Milanos, pohon se mëngjesi duhet që të balancojë në të njëjtën kohë edhe nivelin e ngopjes me atë të energjisë.
Në të gjitha llojet e mëngjeseve, rekomandohet që të ketë disa elemente të përbashkëta: një gotë qumësht, fruta dhe drithëra. Nëse ato janë të kombinuara përherë, reagimi i trurit mbetet gjithmonë në nivelin e dëshiruar përgjatë gjithë ditës.