Ushqimet që duhet ngrenë për një gjumë të rehatshëm

Berlin, 31 maj - Pagjumësia shpesh kthehet në një shqetësim për shumë persona prandaj është e rëndësishme që ju të bëni kujdes dhe të zgjidhni ushqimet që ju ndihmojnë për të eliminuar këtë problem.
Ushqimet që ju nevojiten janë; Bananet Ky frut është i pasur me magnez, i cili relakson muskujt e me vetë këtë ndihmon që të flini më lehtë.
Po ashtu, bananet nxisin sekretimin e melatoninës dhe seratoninës, të cilat po ashtu ju ndihmojnë të flini më lehtë.
Qershitë, janë nga frutat që përmbajnë melatoninë, hormon i cili rregullon bioritmin e organizmit tuaj.
Qumështi, përmban acidin triptofan, i cili merr pjesë në krijimin e serotoninës, hormonit të lumturisë, që ju ndihmon të flini më lehtë.
Gjeli i detit Sikurse edhe qumështi, mishi i gjelit të detit përmban triptofan. Këtë acid esencial e merrni përmes ushqimit, prandaj nëse ndieni se keni nevojë, atëherë konsumoni mishin e gjelit të detit.
Drithërat, si misri, hikërrori, meli qetësojnë sistemin nervor dhe ju bëjnë të keni nevojë për gjumë. Këto ushqime lirisht mund ti konsumoni para gjumit.