15 Maj 2024

Urologët e QKUK-së marrin 2 çmimet kryesore në Kongresin e Evropës Juglindore

Antalya, 10 nëntor - Në Kongresin e 11-të, të Evropës Juglindore të organizuar nga Shoqata Evropiane e  Urologëve të mbajtur në Antalya të Turqisë nga data 6 deri më 8 nëntor 2015,  urologët nga Kosova janë paraqitur me mjaft sukses duke fituar çmimet e para. Në konferencën e sotme për medie, u prezantuan çmimet e fituara dhe rezultatet e konferencës. 

Çmimet i  prezantuan dr. Taner Yusuf, nënkryetar i Shoqatës së urologëve të Kosovës,  Dr. Fahredin Veselaj, drejtor i Klinikës së Urologjisë, prof.dr. Suzana Manxhuka, mentore e punimeve dhe dr. Liridon Selmani si fitues i çmimit urologu më i mirë ndër të rinjtë.

Në mesin e 500 pjesëmarrësve në garën e organizuar, kosovarët morën 2 çmimet kryesore, përfshirë edhe çmimin e parë për urologun më të mirë në mesin e të rinjve.

Çmimin e parë për posterin më të mirë e mori  Ass.dr. sci, Fahredin Veselaj, i cili njëherësh është edhe drejtor i Klinikës së Urologjisë.  Ass.dr. Liridon Selmani- Phd, fitoi çmimin si urologu më i mirë në mesin e të rinjve. Gjatë ndarjes së çmimit është ekzekutuar Himni i Republikës së Kosovës.


Në garë për çmimet e para ishin rreth 500 pjesëmarrës,  në këtë Kongres pjesëmarrës ishin 20 urologë nga gjithë Kosova.

Në Kongres kishte punime nga shtete të ndryshme të botës përfshirë shtetin e  Iranit, Azerbejxhanit, Kuvajtit, Ukrainës, Gjeorgjisë, Turqisë, Shqipërisë, Greqisë, Serbisë dhe shtete të tjera.  Ky është sukses më i madh që një shtet merr njëkohësisht 2 çmimet e para në një Kongres me pjesëmarrje të gjerë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)