UNICEF-i i jep donacion IKSHPK-se pajisje për testimin e cilësisë së ujit të pijshëm
Prishtinë, 15 korrik - Zyra e UNICEF-it në Kosovë ia ka dorëzuar sot Institutit Kosovar të Shëndetësisë Publike (IKShP), dhjetë (10) sete të pakove për testimin e cilësisë së ujit të pijshëm. Këto pajisje ishin përdorur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës gjatë punës në terren me Anketën e Grupimit të Treguesve të Shumëfishtë (MICS).
Anketa MICS ofron të dhëna të besueshme dhe të krahasueshme në nivel ndërkombëtar për shëndetin dhe ushqyerjen e fëmijëve, vdekshmërinë, mbrojtjen, edukimin, dhe kushtet e përgjithshme të jetesës, si dhe informata në lidhje me shëndetin riprodhues dhe kushtet e jetesës së grave dhe burrave.
Që nga dhjetori i vitit 2019 deri në mes të marsit të vitit 2020, nëntë ekipe të MICS-it kanë mbledhur të dhëna duke përdorur tabletë gjë që siguron cilësinë dhe besueshmërinë e informatave të mbledhura në terren.
Ekipet kanë vizituar të gjitha zonat e përzgjedhura të numërimit dhe i intervistuar rreth 8,000 familje, mblodhën mostrat e ujit nga popullsia e përgjithshme dhe komuniteti Rom, Ashkali dhe Egjiptian.
Anketa MICS 2019-2020 në Kosovë e cila është planifikuar të kryhet në tremujorin e fundit të vitit 2020 do të ofrojë të dhëna të besueshme, të përpikta dhe të krahasueshme në nivel ndërkombëtar në lidhje me rreth 200 treguesë- gjysma e të gjithë treguesve OZhQ të Anketës – që lidhen me edukimin shëndetësor, mbrojtjen, kushtet e përgjitshme të jetesës dhe shëndetin riprodhues të grave dhe burrave.
Të dhënat janë tërësisht të ndara sipas gjinisë, grupmoshave, zonës së vendbanimit, kuintileve të pasurisë, aftësisë së kufizuar dhe statusit të migrimit, përkatësisë etnike e kështu me radhë.
MICS-i do të tregojë progresin e arritur që nga MICS-i i mëparshëm i kryer në periudhën 2013-2014 dhe do të mundësojë analiza të të dhënave të mëtejshme për të ofruar fakte për fëmijët në familjet e tyre, para, gjatë dhe pas pandemisë COVID-19.
UNICEF-i mbetet i përkushtuar të vazhdojë partneritetin e vet me të gjithë akterët për të avokuar për ndërhyrje të mëtejshme bazuar në gjetjet e MICS 2019-2020 në Kosovë. Falënderojmë Ministrinë e Financave, UN Ëomen, UNFPA-n dhe EKBK-në që financuan anketën MICS në Kosovë.