22 Dhjetor 2024

UNICEF-i dhe MSH prezantojnë gjendjen me mikronutrientë

Prishtinë, 2 mars - Zyra e UNICEF-it në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, ka prezantuar sot në Prishtinë në një punëtori edhe me media iniciativën për pasurimin e miellit me mikronutrientë dhe luftimin e mungesës së mikronutrientëve të tjerë.

Gjatë kësaj punëtorie, përfaqësuesit e Grupit për luftimin e çrregullimeve nga pamjaftueshmëria e jodit dhe mikronutrient të tjerë, (ÇPJ), kanë bërë një prezantim rreth situatës në Kosovë sa u përket këtyre përbërësve të ushqimit, me mbështetjen e Zyrës UNICEF-it në Kosovë, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Johannes Wedenig, shef i Zyrës së OBSH-së në Kosovë, ka thënë në mënyrë metaforike se fortësia e jashtme e ndërtesave të shembura gjatë tërmetit në Haiti, ka qenë e varur prej fortësisë dhe sasisë së betonit, që do të thotë se edhe organizimi i njeriut, është më i qëndrueshëm, kur brenda vetes përmban nutrientët e rëndësishëm si kripa e jonizuar, Acidi folik, etj.

Drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani, tha se shëndeti i popullatës ruhet edhe duke e marrë më sfidat të cilat duken të vogla, por që në fakt kanë shumë peshë në jetën e qytetarëve dhe shëndetin e saj sikur janë mikronutrientët, të cilët sipas tij kanë rëndësi të madhe në ruajtjen e hemostazës apo ekuilibrit të organizmit.

Tahire Maloku, kryetare e Grupit për luftimin e çrregullimeve nga pamjaftueshmëria e jodit dhe mikronutrient të tjerë, tha se rezultatet e arritura gjatë kësaj kohe në futjen e kripës së jonizuar në ushqim janë impresive, por duhet ende punë që deficienca jodike në Kosovë të zvogëlohet edhe më tepër.

Dr. Agron Gashi, zyrtar për Shëndet dhe nutricion në UNICEF, ka prezantuar një punim për format më të shpeshta të deficiencës në botë , me theks të posaçëm në pasurimin e miellit në Kosovë dhe ka theksuar hapat për një program të suksesshëm për eliminimin e deficiencës jodike dhe deficiencave të tjera ushqimore.

Faik Hoti nga MSh tha se në kuadër të Strategjisë Sektoriale të MSH-së 2010-2014, rëndësi e madh i është kushtuar zvogëlimit të vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë së popullatës. Në këtë aspekt, tha ai, formimi i GPJ-së, ishte një hap për fuqizimin e aktiviteteve për eliminimin e deficitit të jodit dhe mikronutrientëve të tjerë të rëndësishëm, në mungesë të së cilëve shkaktohen sëmundje të ndryshme.

Qëllimi i punëtorisë është që të njoftohen gazetarët me gjendjen në Kosovë lidhur me mungesën e mikronutrientëve, sukseset në luftimin e tyre, si mund të përmirësohet gjendja nutritive dhe shëndetësore përmes pasurimit të miellit me acid folik dhe hekur dhe planet lidhur me këto aktivitete.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)