UNICEF e Domestos bashkojnë forcat për përmirësimin e jetës së fëmijëve
Prishtinë, 17 tetor - UNICEF-i, Fondacioni Unilever dhe Domestos-i kanë lansuar një fushatë në Kosovë për ngritjen e vetëdijësimin lidhur me krizën globale të sanitarisë dhe për mbrojtjen e të drejtave të secilit fëmijë për sanitari dhe higjienë të duhur.
Sanitaria jo e duhur mbetet një problem i madh për zhvillim në të gjithë botën dhe ndikon në zhvillimin e shteteve në fushën e shëndetësisë, arsimit, barazisë gjinore, si dhe zhvillimit social dhe ekonomik.
Në të gjithë botën, çdo dy minuta, vdes një fëmijë nga sëmundja e diarresë për shkak të sanitarisë jo të duhur. Rreth 2.4 miliard njerëz, që i bie 1 në 3 njerëz në të gjithë botën, nuk kanë qasje në banjo të pastra dhe të sigurta. Shumë nga këto vdekje mund të parandalohen me përmirësim të sanitarisë dhe higjienës.
Në mënyrë që të ndihmohet në adresimin e kësaj çështjeje është inicuar një fushatë e përbashkët mes UNICEF-it, Fondacionit Unilever dhe Domestos-it. Çdo shitje e shisheve të Domestos-it me shenjë të veçantë kontribuon në mënyrë të drejtpërdrejtë në programet globale të sanitarisë të UNICEF-it.
Misioni i Domestos-it në partneritet me UNICEF-in është që të ndalojë përhapjen e mikrobeve dhe të ofrojë qasje në banjo të pastra dhe të sigurta për njerëzit në mbarë botën.
UNICEF-i, Domestos-i dhe Fondacioni Unilever shënojnë vitin e pestë të partneritetit. Gjatë viteve 2012 2015, Fondacioni Unilever, Domestos-i dhe UNICEF-i kanë ndihmuar 5 milion njerëz të kenë qasje në banjo përmes iniciativave për ndërhyrje në ndryshim të sjelljeve dhe ngritje të kapaciteteve. Rreth 2 milion prej tyre tani janë duke jetuar në komunitete të cilat tashmë posedojnë banjo dhe gjithashtu kanë shëndet, siguri dhe dinjitet të duhur.
Fushata në Kosovë do të realizohet gjatë muajit tetor dhe nëntor 2016. Me blerjen e një shisheje të Domestos-it me shenjë të veçantë, ju kontribuoni në shkatërrimin e mikrobeve dhe ndihmoni UNICEF-in të ndryshojë një jetë. 5% e shisheve të shitura të Domestos-it me shenjë të veçantë shkojnë për programet sanitare të UNICEF-it.