23 Dhjetor 2024

UNFPA përkrahë klinikën gjinekologjike me ventilatorë dhe Pajisjeve kundër COVID-19

Prishtinë, 19 dhjetor - Si pjesë e përgjigjes së UNFPA-së kundër COVID-19 me fokus të veçantë në shëndetin riprodhues, zyra e UNFPA-së në Kosovë dorëzoi 3 ventilatorë dhe mbi 30,000 njësi të Pajisjeve për Mbrojtje Personale - PMP në klinikën gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Këto pajisje dhe PMP do të mbrojnë ofruesit e shërbimeve të maternitetit përfshirë mjekët, mamitë dhe të gjithë punonjësit e tjerë të kujdesit shëndetësor që ofrojnë kujdes për nënat dhe të porsalindurit.

Në ceremoninë e dorëzimit, Drejtori i klinikës Dr. Jakup Ismajli shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të UNFPA në këtë kohë nevoje.

Dr. Ismaili tha se deri më sot numri i nënave me COVID-19 që kanë lindur foshnjat e tyre në këtë klinikë ka arritur në 45 dhe këto pajisje dhe PMP janë thelbësore që personeli mjekësor të jetë në gjendje të mbrojë veten dhe të vazhdojë punën e tyre.

Nga ana tjetër, Dr. Zarife Miftari, Analiste për Shëndet Riprodhues dhe Rini në UNFPA, tha që të gjitha gratë shtatzëna dhe të porsalindurit e tyre, duke përfshirë ato me infeksione të konfirmuara ose të dyshuara nga COVID-19, kanë të drejtë për kujdes cilësor para, gjatë dhe pas lindjes dhe objektivi ynë është të ndihmojmë institucionet e kujdesit shëndetësor të ofrojnë këto shërbime në mënyrën më të mirë të mundshme.

UNFPA është agjencia e shëndetit seksual dhe riprodhues e Kombeve të Bashkuara e përkushtuar për të krijuar një botë ku çdo shtatzëni dëshirohet, çdo lindje është e sigurt dhe potenciali i çdo të riu plotësohet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)