UNFPA ndihmon me donacion Klinikën e Gjinekologjisë
Prishtinë, 20 qershor - Sot në Klinikën Obstetrike-Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës bë ceremonia e pranim-dorëzimit të pjesës së dytë të donacionit të Fondit për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA), Zyra në Prishtinë, që kësaj klinike i dhuroi instrumente bazike për sallat e lindjes si dhe një aspirator për Klinikën e Neonatologjisë.
Kontigjenti i pajisjeve përmban instrumente bazike për sallat e lindjes si: gërshërë të formave dhe madhësive të ndryshme, forcepsa të formave dhe madhësive të ndryshme, retractorë vaginal, spekulume të madhësive të ndryshme, enë për sterilizim, aspiratorë dhe lidhëse të kërthizave.
Qëllimi i donacionit është sigurimi i instrumenteve bazike që mungojnë për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për nënat dhe foshnjat e porsalindura në Kosovë.
Donacioni realizohet në kuadër të projektit të përbashkët të UNFPA, UNICEF dhe OBSH dhe implementohet në bashkëpunim të ngushtë më Ministrinë e Shëndetësisë, financuar nga Qeveria e Luksemburgut përmes programit Partneriteti për përmirësimin e shëndetit të grave dhe fëmijëve në Kosovë.