30 Dhjetor 2024

UNDP inauguron dy zyre për të drejtat e pacientëve

Prishtinë, 15 shtator - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Shoqatën e të Drejtave të Pacientëve të Kosovës dhe Shërbimin Spitalor Universitar të Kosovës, përkrahur financiarisht nga Agjencia Zvicrane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), do të inaugurojë dy zyre për të drejtat e pacientëve sot në Qendrën e Telemjekësisë, Shërbimi Spitalor Universitar i Kosovës, kati i 5-të, në Prishtinë. 

Ceremonia do të mbahet në prani të Ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, përfaqësuesit të përhershëm të UNDP-së, Andrew Russell, Kryetarit të Bordit të Shoqatës së Pacientëve të Kosovës, Nazmi Berisha, Drejtorit të Shërbimit Spitalor Universitar, Curr Gjocaj dhe zyrtarit të Programit nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim, Viktor Popovic.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)