23 Dhjetor 2024

Ulet vdekshmëria nga SIDA në Afrikë

Gjenevë, 18 korrik - Kombet e Bashkuara thanë se një numër rekord prej 8 milionë njerëzish të prekur me HIV në vendet e varfra, po marrin trajtime potencialisht shpëtuese për jetën, ndërsa infektimet e reja te fëmijët po bijnë në mënyrë të qëndrueshme.

 Mishel Sidibe, drejtor ekzekutiv i UNAIDS, programi i Kombeve të Bashkuara për HIV dhe AIDS, tha se bota meriton jo më pak se një të ardhme me zero infeksione me HIV.

 Rritja e mbulimit me barna është shoqëruar me një rënie dramatike, në 31 për qind, të vdekjeve të shkaktuara nga AIDS në Afrikën sub-sahariane në krahasim me kulmin e epidemisë në vitin 2005.

 Ky rajon është më i rrënuari nga sëmundja.

 Raporti thotë ofrimi i barnave antiretrovirale në vendet e varfra u rrit me më shumë se 20 për qind vetëm në një vit. Në vitin 2010 vetëm 6.6 milionë njerëz merrnin trajtime të tilla.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)