22 Dhjetor 2024

Tymi i duhanit vret 600 mijë njerëz çdo vit

Londër, 27 nëntor - Një studim i ri që analizon të dhëna që nga viti 2004 në 192 vende tregon se tymi i duhanit nga persona të tjerë shkakton vdekjen e më shumë se 600 mijë njerëzve çdo vit.

Studimi i parë i këtij lloji u publikua sot në revistën mjekësore britanike The Lancet.

Studiuesit zbuluan se 40 përqind e fëmijëve dhe më shumë se 30 përqind e të rriturve që nuk e pinë duhanin janë të ekspozuar megjithatë ndaj tij.

Shkencëtarët llogarisin se gati 60 përqind e vdekjeve shkaktohen nga sëmundje të zemrës dhe 30 përqind nga sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes.

Thithja pasive e tymit të duhanit llogaritet të kontribuojë në një përqind të vdekjeve në botë.

Shkencëtarët thonë se zbatimi i ligjeve kundër pirjes së duhanit në vende publike mund të pakësojë ndjeshëm vdekshmërinë dhe kostot e shërbimeve shëndetësore.

Por shkencëtarët theksuan gjithashtu se ekspozimi i fëmijëve ndaj duhanit ndodh më shumë në shtëpi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)