22 Dhjetor 2024

Turqit interesohen për invesime në shëndetësinë e Kosovës

Prishtinë, 14  maj - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, me bashkëpunëtorë, priti sot Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Metin Husrev Unler, bashkë me krerët e “International Medicine Hospital” nga Turqia.

Ministri Bukoshi ka falënderuar Ambasadorin turk për asistencën e vazhduar që shteti i Turqisë i ka dhënë Kosovës në shëndetësi, duke ju ofruar në të njëjtën kohë mundësinë që bashkëpunimi në shëndetësi midis Kosovës e Turqisë të intensifikohet vijim sidomos në fushat si Kardiologjia, Kardiokirurgjia, Mjekimi Intensiv, Pediatria, etj.

“Shëndetësia kosovare ka trashëguar probleme të mëdha, ndërsa tani kemi ambicien që spitalet dhe klinikat tona t’i transformojnë në institucione që ofrojnë shërbime të standardeve të larta sikur ofrohen në shtetet me shëndetësi të zhvilluar si në SHBA, Turqi”, tha ministri Bukoshi.

Në emër edhe të përfaqësuesve të “International Medicine Hospital” nga Turqia, Ambasadori Unler ka folur për investimet që shteti turk është duke i bërë në shëndetësinë kosovare, përfshirë këtu projektin e Organizatës qeveritare TIKA për renovimin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në sistemin publik, ashtu edhe investimet në sistemin privat, ku aktualisht investitorët turk janë duke punuar në ngritjen e “International Medicine Hospital-Kosova” për Kardiologji e Kardiokirurgji, një spitali për IVF dhe një Qendre të Rezonancës Magnetike.
 

Në të gjitha këto investime, Ambasadori turk, tha se do të respektohen ligjet e shtetit të Kosovës , ndërsa Ministri Bukoshi, tha se Ministria e Shëndetësisë do të mundësojë që brenda kornizave ligjore, në shëndetësinë kosovare të zhvillohet një konkurrencë serioze midis ofruesve të shërbimeve shëndetësore nga sistemi publik dhe ai privat, nga vendi dhe jashtë, me qëllim të ngritjes së nivelit të shërbimeve shëndetësore dhe forcimit të partneritetit në shëndetësi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)