Turqit i dhuruan QKUK-së stenta pa afat
Prishtinë, 2 qershor - Një sasi stendash që kanë ardhur në Kosovë si donacion nga Qeveria e Turqisë në kuadër të bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, del të jenë pa afat
Këtë e kanë konfirmuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), udhëheqës të Kardiologjisë Invazive, derisa burimet e gazetës brenda spitalit ngrenë edhe dilema nëse stenda pa afat u janë vendosur pacientëve që iu nënshtruan intervenimeve invasive, gjatë Javës së Bashkëpunimit në Shëndetësi ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Stendat që janë një gyp i rrjetëzuar që përdoren për të trajtuar arteriet e ngushta ose të dobëta të zemrës e që kanë për detyrë të dërgojnë gjakun nga zemra në pjesë të ndryshme të organizmit, janë sjellë në klinikën e kardiologjisë, nga stafi i Turqisë që kishin ardhur në QKUK për të kryer disa intervenime, shkruan Zëri.
/Zëri/