23 Dhjetor 2024

Trump ka dalë negativ ndaj COVID-19 për disa ditë rresht

Washington, 13 tetor - Mjeku i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump njoftoi se është "negativ" rezultati i testeve të koronavirusit që Trump ka kryer disa ditë rresht.

Shtëpia e Bardhë njoftoi për mediat që Sean Conley mjeku i Trumpit ka përgatitur lidhur me situatën e fundit shëndetësore të Trumpit i cili vazhdon trajtimin për COVID-19 në Shtëpinë e Bardhë.

Duke vënë në dukje se i kanë ardhur shumë pyetje lidhur me testet e fundit për COVID-19 të Trumpit, mjeku Conley ka thënë se "Kanë rezultuar negativë testet për COVID-19 të presidentit Trump me testet antigjene Abbottt BinaxNOW ditë pas dite".

Ai tha se ky test për përcaktimin e situatës aktuale të Trumpit nuk është kryer në periudhën e izolimit të presidentit. "Ne përdorëm teste antigjene së bashku me të dhëna shtesë klinike dhe laboratorike për të vendosur mbi situatën aktuale të Trumpit", tha Conley.

Më tej ai theksoi se si rezultat i ekzaminimeve të tyre dhe udhëzimeve të Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë arritur në përfundimin se Trump nuk do të infektojë persona tjerë.

Presidenti amerikan Trump njoftoi se është prekur nga COVID-19 në natën që lidh të enjten e 1 tetorit me ditën e premte 2 tetor. Trump më 2 tetor u shtrua në spitalin ushtarak Walter Reed dhe pas 3 netë qëndrimi ai doli nga spitali ditën e hënë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)