23 Dhjetor 2024

Tridhjetë e tre mjekë të rinj nisën specializimin në Mjekësi Familjare

Prishtinë, 10 dhejtor - Tridhjetë e tre mjekë të përgjithshëm kosovarë nga komuna të ndryshme të vendit filluan sot programin e shkollit specialistik  në fushën e Mjekësisë Familjare.

Në ceremoninë e mbajtur në Qendrën Kryesore të Zhvillimit të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, sukses në programin e shkollimit specialistik atyre u dëshiroi  Ministri i Shëndetësisë, Prof. Dr. Ferid Agani.

Ministri Agani theksoi me këtë rast rëndësinë e ngritjes së kapaciteteve profesionale në Kujdesin Parësor Shëndetësor si gurthemel i sistemit shëndetësor të vendit.

Ai tha se Ministria e Shëndetësisë do ta përkrah zhvillimin e Kujdesit Parësor Shëndetësor, ndërsa grupi i ri i specializantëve, do jenë pjesë e shërbimit shëndetësor, i cili do të ofrojë shërbime shëndetësore sa më cilësore dhe do të jetë sa më afër me këto shërbime për popullatën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)