Tri raste të dyshuara me grip të derrave në Kosovë
Prishtinë, 5 janar - Në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar tri raste të dyshuara me virusin A,H1N1, i njohur ndryshe edhe si gripi i derrit.
Drejtuesit e klinikës së sëmundjeve ngjitëse kanë thënë se personat e dyshuar me këtë sëmundje aktualisht janë jashtë rrezikut për jetë.
Drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se tre të sëmurët po trajtohen me terapi simptomatike.
Aktualisht po trajtohen tri traste të dyshimta nga sëmundja e gripit influenca A, H1N1. Njëri nga ta veç është liruar nga spitali, është nga Ferizaj, kurse këto dy rastet e tjera janë në hulumtim të analizave, ka thënë Ramadani.
Virusi A, H1N1 ka shkaktuar mbi 18,400 të vdekur në të gjithë botën, që nga shfaqja e tij për herë të parë në prill të 2009-ës në Meksikë.