27 Dhjetor 2024

Tri klinika me probleme për shkak të drejtorëve të rinj

Prishtinë, 22 tetor - Disa nga klinikat e Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës (ShSKUK) nuk janë duke u “rehatuar” me drejtorët e rinj, të zgjedhur në konkursin e fundit për drejtorë të klinikave, shkruan sot Koha Ditore.

Në dy prej tyre ka pasur ankesa nga stafi vartës se nuk i duan drejtorët e zgjedhur dhe politikat e organizimit nga ta, kurse një ish-drejtor nuk është duke ia lëshuar as zyrën e as pozitën drejtorit të sapozgjedhur.

Gani Bajraktari, që është zgjedhur në pozitën e drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë nuk e ka mbështetjen e gjithë stafit të tij.

Kardiologu Tefik Bekteshi është ai që ditë më parë ka dhënë dorëheqjen, pasi që ka thënë të jetë i pakënaqur me vendimet që drejtori i ri Gani Bajraktari ka marrë për organizimin e kujdestarive për infarkte akute.

Një vendim i tillë nuk është mirëpritur nga Bekteshi, i cili ka thënë se ai dhe kardiologët e tjerë invazivë kanë bërë kërkesa për plotësimin e kushteve në QKUK, që për të nuk janë të mjaftueshme.

Kohë më parë menaxhmenti i ShSKUK-së i ka thënë gazetës që ky institucion i ka të gjitha kushtet për të kryer këto intervenime, përveç kapaciteteve profesionale.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)