Trembëdhjetë kompani importojnë ilegalisht barna
Prishtinë, 19 maj - Barnatoret në veri të Kosovës që nga 1 qershori nuk do të mundë të furnizohen me barna pa licencë kosovare për import e as me barna që prodhohen në Serbi, sepse ato nuk janë të regjistruar në regjistrin e barnave në Kosovë.
Në mënyrë që të licencohet importi i barnave, barnatoreve në veri të Kosovës u janë të nevojshëm farmacistë me licencë kosovare, pasi që farmacistët me diploma të sistemit të arsimit të Serbisë nuk do të mundë të marrin licencë, sepse ata nuk kanë mundësinë e nostrifikimit të diplomave të tyre, ngase ato i bën vetëm kolegji Spark, në veri, shkruan Zëri.
Ndërsa, ka edhe një problem tjetër për pacientët, të cilët i përdorin barnat e prodhuesve serbë, sepse mjekët serbë nuk mund tua shkruajnë pacientëve zëvendësimin për barnat nga regjistri i barnave të Kosovës, sepse për shkrimin e këtyre barnave e përdorin regjistrin e barnave të Serbisë e që të njëjtat barna nuk ndodhen në të dy regjistrat.
Në anën tjetër, Adriana Hoxhiq, shefe e Zyrës Administrative në veri ka përkujtuar se të gjitha kompanive, të cilat importojnë barna në veri të Kosovës, më 31 maj u kalon afati i pajisjes me licencë sipas sistemit kosovar.
Ajo ka thënë se janë 19 kompani, të cilat importojnë produkte medicinale në veri, por vetëm 6 prej tyre janë të pajisur me licencë kosovare.
/Zëri/