Tregimi për nxjerrje të organeve, shkencë fantastike e sëmurë
Prishtinë, 24 shtator - Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi ka deklaruar se tregimi i dëshmitarit të Prokurorisë së Serbisë për krime lufte, për nxjerrje të organeve, është shkencë fantastike e sëmurë.
Duke folur në një televizion lokal serb në Mitrovicë, e që përballë e kishte Oliver Ivanoviqin, një prej liderëve politik të serbëve të veriut, Rexhepi, ndryshe kirurg me profesion, tha se as edhe kirurgët më të spikatur nuk do të mund ta bënin atë ka thënë dëshmitari i Prokurorisë së Serbisë, e le më dikush që e kanë mësuar.
Eshtë e pamundur që organet të nxjerren në atë mënyrë, ashtu si ka thënë ky dëshmitar. Flas si një kirurg i shquar. Ato që thoshte dëshmitari janë insinuata. Nuk mund të nxirret zemra në atë mënyrë siç ka pohuar ai."
"As kirurgët më të spikatur nuk do të mund të bënin këtë, e le më dikush të cilin e kanë ushtruar. Dërrasa e gjoksit nuk mund të prehet me skalpel, veç me sharrë rrotulluese. Krejtë çka ka thënë dëshmitari, është një shkencë fantastike e sëmurë, ka thënë Rexhepi.