Tre Pharm shembull i përmbushjes së standardeve Evropiane
Prishtinë, 23 tetor - E themeluar në vitin 2008 dhe filloi prodhimin në vitin 2010 kompania Tre Pharm është shembull i ndërmarrësisë kosovare sidomos sa i përket arritjes së standardeve dhe kritereve Evropiane dëshmi e cila verifikohet me përmbushjen e ISO 17025 nga agjencionet akredituese.
Në të njejtën kohë Tre Pharmi ka të punësuar afër 55 punëtor të nivelit të lartë akademik si kimistë, fizicientë, mjekë dhe biologë dhe në të njejtën kohë në treg ka afër 50 produkte dhe në pritje për regjistrim në regjistrin e barnave janë edhe 100 produkte tjera.
Një teknologji të tillë, një nivel të edukimit profesional, një menexhment i standardeve ndërkombëtare dhe një motivim qfarë vërehet në këtë kompani vërtet është vështirë të haset në kompanite farmaceutike te rajonit dhe me gjerë. Orientimi në kualitet, në standarde dhe në edukim janë tri shtylla kryesore që e karakterizojnë ndërmarrësinë moderne\", theksoi Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu me rastin e vizitës në kompaninë Tre Pharm ku u prit nga Drejtori Ekzekutiv Mërgim Prishtina me bashkëpunëtorë.
Ai tha se kompani të tilla si Tre Pharm egzistojnë në Kosovë dhe dua të besojë se kompania në fjalë do të jetë edhe më tutje një promovues i vërtet i vlerave të Kosovës, i ndërmarrësisë dhe i profesionalizmit përmes të cilit do të ndikohet në përmirësimin e imazhit të Kosovës, përmiresimin e bilancit të pagesave, krijimin e vendeve të reja të punës dhe mbi të gjitha në motivimin e investorëve të huaj të depërtojnë në tregun kosovarë,
Është e vërtetë se kanë qenë sfida të shumta me të cilat jemi ballafaquar për të realaizuar projektin e quajtur Tre Pharm por me një përkushtim të pa fund dhe me ekspertizen e eksperteve me renome nga vende të ndryshme të botës besoje se kemi arritur që prodhimet e prodhuara në këtë kompani dhe vetë emertimi Tre Pharm të jenë një simbol i të gjitha atributeve pozitive që posedonë një produkt Made in Kosova.\"
Ajo qka është më esenciale është se kemi një staf akademik mjaftë të motivuar dhe pjesa më e madhe e suksesit të kompanisë Tre Pharm ju takon atyre. Jemi duke prodhuar më se 50 produkte vendore farmaceutike dhe së shpejti besojë se gama e tyre do të shtohet dhe pretendojmë që përveq në tregun vendorë të depertojmë edhe në tregjet e jashtme ku besojë se me kualitetin e dëshmuar dhe standardet e arritura që janë kriteret bazike do të ja dalim me sukses këti synimi, theksoi Prishtina.
Duke pasur parasysh sfidat me të cilat ballafaqoheni dua të besoj se edhe institucionet vendore do të jenë në ndihmë për të mbështetur prodhimin e kësaj kompanie dhe të parandalojnë importin e këtyre produkteve nga vendet tjera për të cilat nuk paguhet TVSH ndersa për lënden e parë dhe ambalazhe për prodhim në Kosovë TVSH-ja nuk rimbursohet.
:Poashtu dua të besojë se do të ketë gadishmeri edhe nga ana e KEK-ut që të bëjë dallimin e çmimit me energji gjatë verës dhe dimrit sepse për hirë të çmimit nuk mund të orientohemi në prodhim vetëm gjatë një stinori.\"
\"Me këto laboratore për analiza analitike, kimike dhe mikrobiologjike mund të jeni model në rajon por në të njejtën kohë këtë eksperiencë dhe këtë teknologji duhet ta shfrytezojnë edhe institucionet tona vendore për analiza të ndryshme dhe jo analizat që mund të kryhen në këto laboratore të dërgohen në shtetet e jashtme ku shpenzimet janë hamendëse\", theksoi Kryetari i OEK-ut Gerxhaliu.