26 Dhjetor 2024

Tre pacientë të Klinikës Emergjente rezultojnë pozitiv me koronavirus

Prishtinë, 7 prill - Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHKSK) ka njoftuar se sot ka pranuar një informatë nga ana e Klinikës Emergjente, se tre pacientë  që kanë marrë trajtim në kuadër të Klinikës Emergjente, pasi janë marrë mostrat si të dyshuar për Covid-19,  pas rezultateve të konfirmuar nga Laboratori i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, kanë  rezultuar pozitiv.

Të tre pacientë janë pranuar dje në kuadër të Klinikës Emergjente

F. M ( 1969), punëtor fizik nga Malisheva, i lënduar. Për shkak se vinte nga zona e prekur me Covid-19, i është bërë testi dhe ka dalë pozitiv.  

I.SH ( 1955), i transferuar nga Spitali i Përgjithëm në Ferizaj, ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe i njëtji  për shkak të arrestit kardiak, përkundër angazhimit maksimal nga stafi mjekësor i Klinikës Emergjente, ai nuk ka arritur të mbijetoi. I njëjti ka rezultuar pozitiv në Covid-19 pas testimit, post mortum.

G. M (1964), nga Mitrovica, i trajtuar fillimisht në Spitalin Amerikan, transferohet në Klinikën Emergjente, probleme me diabet dhe zemër, pas rezultateve rezulton Covid-19 pozitiv.  Është transferuar për trajtim të mëtejmë në Klinikën Infektive.

Stafi i Klinikës Emergjente ka qenë dhe është i pajisur me të gjitha masat mbrojtëse kundër Covid-19.  Po ashtu, menjëherë është bërë dezinfektimi i hapësirave të Klinikës Emergjente, sipas rekomandimeve dhe udhëzusve të IKSHPK-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)