Tolaj, në një konferencë ndërkombëtare në Stamboll
Prishtinë, 28 mars - Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, dr. Ilir Tolaj, udhëton sot për në Stamboll, ku do të marr pjesë në takimin regjional teknik për reduktimin e pabarazisë shëndetësore për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, me theks të veçantë në grupet vulnerabile.
Ky takim ndërkombëtar që organizohet nga agjencitë e OKB-së që veprojnë në fushën e shëndetësisë i UNFPA, WHO, UNICEF dhe partnerë të tjerë, do të përfshijë ekspertë kombëtar dhe ndërkombëtarë nga Evropa dhe Azia, të specializuar në shëndetin publik, mbrojtjen sociale, popullatë, mbrojtjen nga HIV/AIDS-i, etj dhe në të do të marrin pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, akademive dhe komunitetit ndërkombëtar.
Takimi ka për qëllim rishqyrtimin e informacioneve për pabarazinë në shëndetësi, të mbledhë përshtypjet e ekspertëve të ndryshëm dhe të jap rekomandime të bazuara në evidencë për zhvillimin e politikave koherente dhe programeve intervenuese me qëllim të arritjes së një platforme të përbashkët që të adresojë çështjet e pabarazisë shëndetësore.