Themelohet Shoqata e Ergoterapeutëve të Kosovës
Në këtë ngjarje, pjesëmarrës ishin profesionistë shëndetësorë, partnerë, studentë dhe përfaqësues nga Kolegji Heimerer.
Njëherësh, Kolegji Heimerer është institucioni i cili ofron drejtimin e Ergoterapisë në vend dhe rajon dhe falë punës për disa vite, ka arritur që të ketë ndikim edhe në politikbërje ku tashmë profesioni i Ergoterapeutit njihet në Kosovë dhe profesionistët e parë janë licencuar dhe mund të ofrojnë shërbimet e tyre tek pacientët.
Kontribut të madh në këtë fushë ka dhënë padyshim edhe prof.Dianna Ullrich, e cila që nga viti 2012 është pjesë aktive dhe njëra nga mbështetëset më të mëdha në rrugëtimin drejtë promovimit dhe zhvillimit të Ergoterapisë në vend.
Po ashtu, në këtë aktivitet u ndanë mirënjohje për të gjitha vendet e praktikave, për lejimin dhe zhvillimin e profesionit nga ana e institucioneve përkatëse.
Ky aktivitet shënon edhe hapjen e muajit botërorë të Ergoterapisë.