22 Dhjetor 2024

Thellohet bashkëpunimit Kosovë-Maqedoni në shëndetësi

Shkup, 14 mars - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Ferid Agani, ka kryesuar sot një delegacion të Ministrisë së Shëndetësisë në një takim me Ministrin e Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë, dr. Bujar Osmani, me bashkëpunëtorë, të mbajtur në Shkup.

Ky takim midis ministrave Agani e Osmani kishte në theks të veçantë shqyrtimin e aktualiteteve shëndetësore në dy të shtetet dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të mëtejmë në bazë të Marrëveshjes së bashkëpunimit, të nënshkruar vjet midis ministrive homologe të shëndetësisë nga Kosova e Maqedonia, e cila është në fuqi prej janarit të këtij vitit pas ratifikimit të dyanshëm.

Në këtë takim të ministrave është vendosur për krijimin e Grupeve të përbashkëta punuese për sfera të përbashkëta të cilat do t’i trajtojnë çështjet e bashkëpunimit të ndërsjellë me theks të veçantë në përmirësimin e kushteve për trajtimin e qytetarëve nga Republika e Kosovës në Republikën e Maqedonisë si dhe shtimin e mundësive për specializimin e kuadrove të drejtimeve mjekësore dhe atyre infermierike si dhe të lëmive deficitare nga Kosova në Maqedoni.

Përveç bisedave me ministrin Osmani dhe ekipin e tij, delegacioni i Kosovës, të shoqëruar nga Ministri Osmani dhe ekipi i tij kanë vizituar edhe Institutin për Radio-onkologji në Shkup.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)