09 Janar 2025

Thellohet bashkëpunimin mes Kosovës e Italisë në shëndetësi

Prishtinë, 7 shkurt - Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti në takim Ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi me të cilin biseduan për bashkëpunimin midis MSh-së dhe autoriteteve italiane në shëndetësi.

Në mënyrë specifike, në këtë takim është biseduar për Memorandumin e bashkëpunimit, i cili është përgatitur midis dy ministrive respektive dhe që pritet të nënshkruhet sa më parë që është e mundur.

Ky Memorandum bashkëpunimi do ta thellojë bashkëpunimin midis Kosovës e Italisë në fushën e fuqizimit të shërbimeve shëndetësore, me theks zhvillimit të shërbimeve të kardiokirurgjisë dhe mikrobiologjisë klinike, si dhe fushave të tjera.

Ambasadori Sardi ka vlerësuar lart bashkëpunimin e mirë midis dy shteteve në shëndetësi, kurse Ministri Rrahmani është shprehur falënderues për përkrahjen nga Italia të sektorit shëndetësor.

Ai e ka njoftuar, gjithashtu, Ambasadorin edhe me objektivat dhe proceset e zhvillimit të sektorit shëndetësor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)