Thaçi: Vendimi për rritje pagash në shëndetësi është nga 2009
Prishtinë 11 - Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi dhe Ministri i Shëndetësisë Alush Gashi kanë theksuar sot në Kuvendin e Kosovës se vendimi për ngritjen prej 30 për qind të pagave në shëndetësi është marrë vitin e kaluar, ndërsa do të vlejë prej 1 janarit 2010.
Kryeministri Thaçi ka përgëzuar dhe mbështetur Ministrin e Shëndetësisë për pagat e ngritura në shëndetësi dhe ka theksuar se Qeveria e Kosovës në kontinuitet ka punuar për ngritjen e pagave në vend.
Ai ka thënë para deputetëve se rritjet kanë qenë të vazhduara dhe krahasuar me vitin 2007, pagat e punonjësve shëndetësore, punonjësve të arsimit, etj., janë më të larta.
Kryeministri Thaçi tha se vendimi për ngritja pagash në shëndetësi është marrë në vjeshtën e vitit të kaluar.
Ndërsa, duke u përgjigjur në interesimin e deputetes Gjylnaze Syla rreth situatës rreth pagave dhe veprimeve sindikale, ministri Gashi e falënderoi atë për mbështetje në reformat në shëndetësi, duke dhënë shpjegimet shtesë rreth ngritjes së pagave.
Është deklaratë dhe vendim publik i vjeshtës së vitit të kaluar, pas miratimit të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) në të cilën kornizë është paraparë rritja 30 për qind nga janari 2010. Rritja prej 10 për qind e vitit të kaluar dhe rritja prej 30 për qind e këtij viti nënkupton rritje prej 40 për qind të ardhurave të punëtorëve shëndetësorë të Republikës së Kosovës, tha ministri Gashi.
Ne jemi të ndërgjegjshëm, theksoi ai, se nevojitet edhe më shumë. Ministri ka komentuar edhe kërkesës për pagan në nivel me rajonin.
Vetëm tju përkujtoj se në bazë të dhënave për shëndetësi në Shqipërinë specialisti në këtë shtet merr 291 euro (apo 40 mijë lekë), ndërsa specialisti në Kosovë prej 1 janarit 2010 merr 391 euro. Një infermier në Shqipëri merr 218 euro (apo 30 mijë lekë) ndërsa në Kosovë një infermier, edhe pse, nuk mjaftojnë merr mbi 250 euro. Raporti mes kuadrit të mesëm dhe atij të lartë, mes infermierëve dhe specialistëve nuk është i qëndrueshëm, andaj në atë raport , do të mundohemi ti afrohemi rajonit dhe do ta bëjmë së paku 1 me 2 ose 1 me 4
E mbështesim Sindikatën në realizimin e të drejtave të veta, por ky vendim (për ngritja pagash) është marrë vitin e shkuar dhe ne po e zbatojmë nga 1 janari i këtij viti, theksoi ministri Alush Gashi.